Termat dhe kushtet

Brandet tona jetojnë në zemër të jetës

Ka terma dhe kushte te cilat mbi te cilat funksionon kjo faqje online dhe sherben si marreveshje mes nesh dhe jush. Keto Terma shpjegojne te drejtat dhe detyrimet e te gjithe perdoruesve (nga ketej e tutje te quajtur Ju) dhe te drejtat e detyrimet e Albsolution (nga ketej e tutje te quajtur Ne) lidhur sherbimit/artikujve te ofruar nga ne permes kesaj faqeje. Perpara se te autorizoni kryerjen e porosise ju lutem lexoni me kujdes keto Terma dhe deklarimin e privatesise. Duke perdorur portalin tone dhe duke autorizuar kryerjen e porosise ju automatikisht keni rene dakord me Termat dhe Kushtet tona. Nese nuk bini dakord me keto terma ju lutem mos porosisni nga portali yne.
Keto Terma dhe Kushte mund te ndryshojne ndaj ju duhet t’i lexoni ato me kujdes sa here jepni nje porosi.
Nese do te keni ndonje pyetje mbi politikat tona te privatesise dhe rreth Termave te perdorur, ju lutem na kontaktoni ne info@albsolution.al

Perdorimi i Portalit Online

Termat dhe Kushtet jane te rendesishem si per ju por gjithashtu edhe per ne. Keto Terma jane krijuar per te na lidhur ne nje marreveshje kontraktuale, per te mbrojtur te drejtat e juaja dhe te drejtat tona si biznes. Ne momentin e kryerjes se porosise ju bini dakord me keto Terma. Ju bini dakord qe:
a. Ju mund ta perdorni kete faqe online per te kryer veprimtari te lidhura vetem me qellimin e ketij portali.
b. Nuk do te kryeni asnje porosi te pasakte apo me qellime negative. Nese ne shohim se eshte kryer nje porosi e tille, ne kemi te drejten mos ta dergojme mallin ne destinacionin e percaktuar nga ju.
c. Gjithashtu jeni te detyruar te na jepni detaje si emer, mbiemer, numer telefoni dhe adrese te sakte. Keto detaje na sherbejne per t’iu identifikuar dhe per t’u lidhur me ju ne momentin qe duam te dorezojme porosine.
d. Nese nuk na jepni informacion te sakte apo informacion te plote, mund te mos jemi te afte per te permbushur porosine tuaj.
Me kryerjen e porosise ne portalin tone online, ju garantoni se jeni mbi 18 vjec dhe jeni ligjerisht madhor per te hyre keshtu ne nje marredhenie kontraktuale me ne.

Disponueshmeria e Sherbimit
Ne mund t’i dergojme artikujt ne te kater anet e Shqiperise, ne qytet e ne fshat e ne zonat me te thella te vendit tone.

Si eshte e formuar kontrata mes nesh

Informacioni i detajuar ne Termat dhe Kushtet nuk perbejne nje oferte per shitje por perbejne nje ftese nga ana jone qe ju te porosisni. Kontrata nuk merr fuqi nese ne nuk miratojme porosine tuaj. Ne do t’iu dergojme nje email ku konfirmojme se ju keni kryer nje porosi, megjithate kjo nuk do te thote se ne do t’iu dergojme mallin nese ne gjykojme se permbushja e porosise eshte e jashte-ligjshme apo nese porosia nuk perputhet me Termat dhe Kushtet e pershkruara ketu. Kontrata hyn ne fuqi ne momentin qe artikulli/artikujt e porositur dalin nga magazina e stina.al per te ardhur tek ju.

Disponueshmeria e artikujve
Te gjitha porosite per artikujt tane jane subjekt disponueshmerie nga ana jone dhe per kete arsye ne rast se kemi problem me furnizimin tuaj me artikullin e porositur apo nese artikulli nuk eshte gjendje ne magazine pavaresisht se vazhdon te jete i reklamuar ne portal, ne na rezervohet e drejta per ta ndare me ju kete informacion dhe per t’iu ofruar nje tjeter artikull te se njejtes cilesi apo te nje cilesie me te larte dhe te se njejtes vlere me artikullin e munguar qe keni porositur paraprakisht. Nese nuk do te deshironi artikullin zevendesues te ofruar nga ne, ju nuk do te keni asnje detyrim per te vazhduar me tej porosine me ne.

Refuzimi i Porosise
Ne rezervojme te drejten per te hequr artikujt nga portali i porosive online ne cdo kohe dhe na lind e drejta per te shtuar/hequr apo perditesuar cdo material apo permbajtje te ketij portali. Edhe pse ne do te bejme te pamundur per te perfunduar cdo porosi me ju, mund te kete raste te jashtezakonshme te cilat na shtyjne per te refuzuar porosine tuaj, e drejte te cilen e kemi ne cdo kohe.
Ne nuk na lindin detyrime karshi jush apo karshi paleve te treta nese gjykojme se duhet ta refuzojme nje porosi apo nese heqim artikujt nga portali jone. Nuk kemi detyrime karshi askujt nese heqim, shtojme, perditesojme materialet apo produktet tona ne portalin online.

E drejta juaj per te kthyer artikullin/artikujt e porositur

Si klient juve ju lind e drejta per te kthyer artikullin brenda 14 diteve kalendarike ne baze te nenit 37 te Ligjit 9902, date 17.04.2008 “Per Mbrojtjen e Konsumatoreve”.
Artikulli/artikujt e porositur duhet te kthehen ne adresen e percaktuar nga Albsolution , me paketimin dhe ambalazhimin e tij, te mos jete perdorur dhe te shoqerohet me te gjithe aksesoret, udhezime te ndryshme perdorimi (nese ka), dokumentat qe vertetojne blerjen ne rruge elektronike e cdo dokumentacion tjeter te nevojshem.
Produktet e kthyera te cilat kane mangesi, demtime, jane te perdorura apo te ndotura nuk do te pranohen nga Albsolution.
Klientit do t’i rimbursohet cdo kosto si pasoje e marredhenies tregtare me Albsolution.

Dergesa
Albsolution do te mundohet gjithmone qe te siguroje qe ju te mos keni asnje problem me ardhjen e dergeses tuaj. Dergesa do te kryhet nga nje kompani transporti e cila ka kushtet dhe termat e veta te cilat ndryshojne dhe per te cilat ne nuk mbajme asnje pergjegjesi ne momentin qe artikulli eshte ne levizje, pra eshte jashte magazines tone. Mallrat mund te vonohen per shume shkaqe njera prej te cilave mund te jene forca madhore te tipit, kushtet atmosferike te renduara, bllokime rrugesh tokesore per shkak punimesh apo cdo lloj faktori tjeter qe e pengon rrjedhshmerine e procesit te transportimit te mallit.

Risku dhe Pronesia
Artikujt do te jene ne riskun tuaj qe nga momenti i dorezimit te tyre tek ju. Ne momentin qe ju kryeni pagesen, juve ju lind e drejta e pronesise per artikullin/artikujt e marre ne dorezim.

Cmimi dhe Pagesa

Edhe pse ne kujdesemi qe te sigurojme se te gjitha cmimet e vendosura ne portalin tone jane te sakta, mund te kete raste gabimesh ne cmim. Nese ne i identifikojme keto gabime ne produktin qe ju keni porositur, ne do t’iu lajmerojme sa me pare, ndersa porosia do te anulohet ne moment dhe nese ju keni kryer ndonje pagese per kete porosi, kjo pagese do t’iu rimbursohet menjehere.
Cmimet e shfaqura ne portalin tone per te gjitha artikujt e reklamuar perfshijne T.V.SH-ne por nuk perfshijne asnje kosto tjeter dergese. Kosto e dergeses do te perfshihet ne fund te porosise ne varesi te vend-ndodhjes per ku do te niset porosia.

Kthimet/nderrimet

Nese doni te ktheni nje artikull/artikujt brenda periudhes se permendur ne piken 7 te ketyre Kushteve, ju mund te ktheni artikullin vetem nepermjet korrierit ne magazinen e Albsolution. Kostot e transportit per kthimin e artikullit do te jene tuajat nese artikulli ploteson te gjitha kushtet e gjendjes fizike te tij por ju po e ktheni sepse nuk e pelqeni apo nderroni mendje per porosine e kryer. Ne rast se artikulli eshte i demtuar apo fizikisht jo i njejte me ate qe keni porositur athere kostot e transportit per kthimin e artikullit jane ne pergjegjesine tone dhe do te mbulohen nga ne.
Kini parasysh se nese doni te ktheni artikullin, duhet te jeni kujdesur per te ndersa e keni ne zoterim. Kjo nenkupton qe duhet te ruani paketimin origjinal, mbeshtjelleset apo cdo leter tjeter informuese e plotesuese qe ju ka ardhur se bashku me artikullin.
Nderrimet mund te ndodhin me artikuj te se njejtes vlere/ vlere me te larte (do i dorezoni korrierit diferencen e parave kur t’iu sjelli artikullin) ose me te ulet (korrieri do t’iu dorezoje artikullin dhe diferencen e parave).

× Chat!